Vizita e Blinken në Shqipëri/ Ish-kongresmenia amerikane: E domosdoshme të takohej me opozitën

0
159

Ish-kongresmenia republikane Vicky Hartzler, e ftuar në Syri TV, ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Shqipëri dhe anashkalimin e takimit me përfaqësuar të opozitës shqiptare.

Hartzler tha se do ishte e domosdoshme një takim i Blinkenit me përfaqësues të opozitës.

“Nuk jam në dijeni të të gjitha detajeve apo protokollit të sekretarit Blinken, por mendoj se do të ishte e demosdoshme të takonte dhe antarët e opozitës.

Mendoj se e domosdoshme ka qenë që SHBA e mbështet Shqipërinë dhe ne e vlerësojmë partneritetin strategjik që kemi pasur prej vitesh me këtë vend.

Vendi juaj, pozicioni në botë është i rëndësishëm, marrëdhëniet me fqinjësinë janë po ashtu të rëndësishme. Unë kam qenë pjesë e ‘Komisionit për Shërbimet Ushtarake’ dhe e njoh nga afër kontributin dhe partneritetin e Shqipërisë në trajnime dhe edukimet e seancave të ndryshme stërvitore mes SHBA dhe Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Shqipërinë, ne e vlerësojmë partneritetin, vlerësojmë vlerat që janë thelbësore në këtë vend dhe shpresojmë që këto vlera të ecin para.”- Vicky Hartzler.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here