Vrasja në Durrës/ Flasin të afërmit: Nuk dinim gjë! E morëm vesh nga televizori

0
82

Vrasja e 49-vjeçarit Pellumb Meta nga vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta vijon të jetë në sitën e hetimeve, ndërsa detaje të reja dalin në dritë.

Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa vetë vajza ka deklaruar në Polici se e ka vrarë të atin, pasi ai e detyronte që të fejohej pa dëshirë.

Sakaq familjarët thonë se janë shumë të tronditur dhe se nuk dinin asgjë. Ata tregojnë për mediat se lajmin e kanë marrë vesh nga televiziori.

“Nuk di asgjë. Shumë i tronditur. Është traditë e shqiptarit njoftojmë njëri tjetrin për fatkeqësi. Nuk e di si e ka bërë”, tha një familjar.

“Ne e kemi marrë lajmin nëpërmjet televizorit”, tha një tjetër i afërm.

E rëndë në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në oborrin e shtëpisë, “Donte të më fejonte..”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here