Në tetor të vitit 2023, një prej pronarëve në letra të kompanisë koncesionare të Sharrës, Alberto Presezzi dhe përfaqësuesi Milaid Lopa, u paraqitën në Agjencinë e Pronave të Sekuestruara për të marrë informacion mbi ecurinë e menaxhimit publik të shoqërinë “Integrated Energy BV”.
Me aq sa u raportua në atë kohë, Presezzi paraqitej në atë takim edhe në emër të dy aksionerëve të tjerë në letra, Max dhe Dominik Abitol. Ky grup emrash përkon me të dhënat që vetë kompania ka shënuar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
Sipas këtij regjistri, Presezzi është prej vitesh aksioner tek kompanina mëmë e koncesionarit të Sharrës, “Geogenix BV”. Ndërsa dy aksionarët e tjerë Abitol janë afruar tek kompania më 10 maj 2022, duke blerë kuotat e Xhuzepe Çafaglione dhe Salvatore Ruselli.
Por, ndryshe nga shënimet në këtë regjistër, një tjetër dokument i hartuar nga vetë kompania koncesionare, dëshmon se aksionerët Abitol nuk kanë qenë pjesë e kompanisë, të paktën deri në fund të vitit 2022.
Në bilancin tregtar të shoqërisë për vitin 2022, shënohet se aksionarët e kompanisë “Geogenix BV” deri në fund të atij viti janë: Çafaglione, Presezzi dhe Ruselli. Pra, nga njëra anë kompania regjistron si pronar përfitues familjen Abitol në maj 2022 dhe nga ana tjetër, 7 muaj më pas, në bilancin e kompanisë, nuk i njeh ata si pronarë.

Zbulimi i aferës së landfillit të Sharrës dhe denoncimet e shumta të Partisë Demokratike me fakte dhe dokumenta duket se ka shpërqëndruar grupin menaxhues të kompanisë koncesionare, e cila ka lënë shumë gjurmë që tregojnë se janë përdorur një seri emrash si presta nome për të mbuluar pronarët realë të aferës qindra milionë euro. Për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion-SPAK, pronarët faktikë të landfillit të Sharrës janë biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Por, ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj, një nga njerëzit më të informuar për veprimet qeveritare në prapaskenë, ka një qëndrim tërësisht të ndryshëm. Në një intervistë për “Çim Peka Live”, ai deklaroi se pronari real i landfillit të Sharrës është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ahmetaj e mbështet qëndrimin e tij, jo vetëm në rolin e Veliajt në procedurat koncensionare, por edhe tek fakti që kryebashkiaku urdhëronte kompaninë se cilat kompani duhet të paguanin faturën e depozitimit të mbetjeve në landfill dhe cilat jo.
Ish-numri dy i qeverisë i bëri edhe një sfidë SPAK-ut, për të zbuluar se cilët fshihen realisht pas emrit të biznesmenit kosovar, Blerim Hoxha, i cili prezantohet si përfaqësues i biznesmenëve zviceranë, Abitol, të cilët kanë shënuar emrin si pronarë përfitues të “Geogenix” në vitin 2022, ndërkohë që, po sipas vetë kompanisë, ata nuk rezultojnë aksionerë.