U vrà dy vite më parë në një lokal, policia zbardh rastin “Erion Çela”: Autorët ngatërruan shenjestër

Policia ka zbardhur vrasjen e shtetasit Erion Çela dy vite më parë në një lokal në Don Bosko, ku mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

Sipas uniformave blu, autorët e ekzekutimit kanë ngatërruar shënjestër pasi objektivi i tyre ka qenë Geron Hasanbelliu dhe dy nipërit e tij.

Porositësi i atentatit ka qënë Kasandër Noga për shkak të një hasmërie të vjetër që ka pasur me dy vëllezërit Erion dhe Geron Hasanbelliu.

 

“Kasandër Noga në bashkëpunim me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi), kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e shtetasit G. H., dhe 2 nipave të tij për shkak të një hasmërise të vjetër, që shtetasi Kasander Noga, ka prej disa vitesh me vëllëzerit E. H., alias M. R. dhe G. H.

Për të organizuar vrasjen e këtyre personave, shtetasi Kasandër Noga ka kontaktuar dhe porositur shtetasit Kevin Zeneli (Suçi), i cili më pas ka kontaktuar shtetasin Ilirian Feçi dhe vëllëzerit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilëve iu është premtuar dhe dhënë si parapagim një shumë monetare”, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat.

 

Ka qenë dëshmia e dy vëllëzerve Indrit dhe Gentjan Beqiraj që ka çuar në zbardhjen e ngjarjes.

 

Nga deklarimet e vellezërve Beqiraj, rezulton se megjithesë fillimisht ata kanë marrë përsipër kryerjen e vrasjes dhe kanë kryer veprime konkrete, pas disa kohësh janë tërhequr nga frika. Për vrasjen e Geron Hasanbelli dhe nipave të tij, Kasander Noga dhe Kevin Zeneli (Suçi) kanë kontaktuar persona të tjerë, që sipas policisë nuk janë identifikuar ende

 

Sipas vellëzerëve Beqiraj në datën 04 janar 2022, Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpumim me dy persona të tjerë, ende të pa indentifikuar, si porosi e shtetasit Kasander Noga, kanë qëlluar me armë zjarri drejt lokalit në Don Bosko duke për të vrarë Geron Hasanbelliun, por autorët kanë ngatërruar objektiv, dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur 4 të tjerë.

 

 

 

 

Share it :