Hakerat: Deputetët po shtyjnë INSTAT të krijojë një databazë të rreme të Censit

0
113

Institucioni i Statistikave (INSTAT) ra pre e një sulmi kibernetik më 1 shkurt, fakt i konfirmuar si nga INSTAT por dhe nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK).

Sulmi kibernetik u mor përsipër nga grupi i ashtuquajtur “Homeland Justice”, të cilët pretenduan se kishin marrë dhe të dhënat e Censit.

Por, INSTAT ka pretenduar se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

Gjithsesi, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”, kanë reaguar ditën e sotme në grupin e tyre në Telegram, ku denoncojnë se një grup deputetësh po shtyjnë INSTAT që të manipulojë të dhënat e Censit, duke paralajmëruar se do t’i demaskojnë nëse kjo gjë ndodh.

“Po presim qeverinë shqiptare të publikojë të dhënat e Censit!

Disa deputetë të korruptuar të Kuvendit po ndihmojnë dhe po shtyjnë INSTAT të krijojnë një datazë të rreme.

Të gjorët ata! Nuk ia kanë idenë si po vëzhgohen dhe si do të demaskohen kur të vijë koha.

Të gjitha statistikat janë kundër jush.” – thuhet në grupin e tyre në Telegram.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here