Humb jetën punëtori në Lezhë

0
91

Një punëtor është gjetur i pajetë brenda një objekti në ndërtim në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

Personi i moshës rreth 40 vjeç është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore.Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident në punë apo punëtori të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe të tjera. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton atë që ka ndodhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here