Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka evidentuar se gjendja e Bibliotekës Kombëtare është sipas tij e tmerrshme
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se librat mbahen në kuti bananesh ndërsa sallat e leximit janë kthyer në magazina.
Postimi i plotë:
Biblioteka Kombetare ne dite te zeze, Rama urren librat dhe adhuron inceneratoret e plehrave!
Gjendja e Bibliotekes Kombetare eshte pak te thuash e tmerrshme:
Librat kapicë nëpër kartonë bananesh,
Salla leximi të mbyllura dhe te kthyera ne magazina
Automate që ulen për të eleminuar rrezikun e zjarrin kur punonjësit mbyllin zyrat.
Në fond nuk futet më asnjë libër sepse librat kanë arritur deri në tavan dhe nuk ka me vend.
Vite më parë, biblioteka pësoi përmbytje dhe u përfshi nga zjarri por prej asaj kohe, rreziku nuk është zhdukur.
Ky kryeminister tallava dhe grabitqar nuk ka turp qe te lere Biblioteken Kombetare per faqe te zeze dhe ne nje gjendje katastrofike mu ne mes te Tiranes.
Por nga ana tjeter vazhdon e vjedh pa pushim me inceneratore, shemb teatrin, rremben prona per investitoret gjoja strategjike, por qe pastrojne parate e qeverise, vjedh me rruget me dhjetfishin e cmimit.
Kultura kombetare eshte nen nje sulm vandal e te paprecedent ne keto 11 vite shume te erret, qe qeveris shkollepaku dhe antilibri Edi Rama.
Vandalizmi antikulture i Edi Rames nuk ndalet, sepse ai i urren egersisht librat dhe adhuron vetem e vetem inceneratoret e plehrave.
I palexuar, i pa sqime dhe armik i librit dhe i shkences, ky sharlatan lexon,rilexon dhe adhuron vetem fjalimet e tij idiote te mbushura me brockulla, banalitete dhe vulgaritete te nje injorance pa kufi.
Tirana nxin nga pikpamja kulturore, pa teatro, me biblioteken kombetare per turp, me shembjen e cdo gjurme kulture.
Ajo eshte shnderruar ne nje grumbull te zymte kullash si kryevepra e neveritshme e Rames dhe vandaleve te tjere antikulture qe e rrethojne e gajasen me histerine e shkaterrimit dhe vrasjes se kultures kombetare.
Perfundim!