Si e shtoi pasurinë Alfred Balla/ Inspektori i qeverisë, me kamionë, apartamente e shtëpi në SHBA

Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një proces të fortë vetting, por vetëm disa prej tyre i shpëtuan kontrollit dhe gjetën hapësira ligjore,, jo vetëm për të shpëtuar por edhe për të shkuar në krye të institucioneve.

Shumë prej tyre janë larguar dhe të tjerë janë në detyrë, por ka edhe raste më spektakolare, pa vetting në krye të institucioneve të reja të drejtësisë.Pasuria e Alfred Ballës e parë në pamje të parë ka kamionë, garazhe të kthyera në lokale, shtëpi në Amerikë, apartamente qindra mijëra euro.Më ketë renditje të pasurisë ku nuk mungojnë kamionët, apo që nga paga e tij si inspektor në qeverinë e Fatos Nanos. Në rast se do të kalonte në sitën e vetting-ut me standardet e përdorura si sot nuk do ishte më në sistem, por do të ishte gjetur një zgjidhje.

Nuk kaloi në vetting fare dhe ashtu si Sokol Sadushi, apo njerëzit që përgatitën reformën dhe disa të përzgjedhur dhe mbështetur nga mazhoranca, dolën nga dritarja e drejtësisë dhe hynë nga dera për të marrë drejtimin e shumë institucioneve.

Alfred Balla është më tipiku i atyre që s’do e kishin kaluar kurrë vetting-un, por përdorën kamionët e për t’u ngarkuar politikisht dhe kapërcyer pengesat duke mos hyrë fare në proces.

Sot Alfred Balla drejton KLP-në, emëron e shkarkon prokurorë që kanë kaluar vetting-un, ndërsa vetë ka një pasuri të dyshimtë të cilën CNA  e ka hulumtuar dhe sjellë më poshtë.

 

Viti 2003 (Deklarimi fillestar)

Apartament banimi me sipërfaqe 85 metra katrorë, me vlerë 2.9 milionë lekë. Zotëron 25%, bashkëpronësia me familjen. Burimi nga shitja e banesës në Lushnjë, 9.1 milionë lekë.

Garazh kthyer në lokal me sipërfaqe 38 metra katrorë, me vlerë 1.6 milionë lekë, zotëron 50%. Blerë me 6 këste. Burimi, të ardhura nga biznesi privat.

Apartament ndërtuar pas viteve 1990.

Image

Automjet “Seat Toledo” 1.6, blerë me të ardhurat nga puna më 26 dhjetor 2003. Vlera në milion/lekë 0.3.

Automjet “Audi” 1.8, blerë nga të ardhurat nga puna më 1 dhjetor 2000. Vlera në milion/lekë 0.2.

Kamion “Saurer”, zotëron 50%, blerë me të ardhurat nga puna. Vlera në milion/lekë 0.4.

Image

Të ardhurat nga punësimi në rolin e inspektorit të kontrollit në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit, pranë Këshillit të Ministrave, paga 85.000 lekë në muaj.

Të ardhurat nga puna bashkëshortes Alketa Balla në drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare Tiranë, paga 20 mijë lekë në muaj.

Të ardhura nga pensioni i pleqërisë së babait, 11.900 lekë në muaj.

Të ardhura nga pensioni i pleqërisë së nënës, 7.400 lekë në muaj.

Kredi për t’u shlyer, marrë që nga shtatori 2003, vlera në milion/lekë 0.3.

Image

Viti 2004 – Nuk ka deklarim

 

Viti 2005

Pakësuar pasuria e paluajtshme mjet “Saurer” në bashkëpronësi, u shit në datën 6 shkurt 2006 në vlerën 500 mijë lekë, zotëronte 50% të pronësisë.

Shtuar pasuria cash nga shitja e mjetit “Saurer” në vlerën 500 mijë lekë.

Pakësuar të ardhurat nga dhënia me qira e lokalit në bashkëpronësi, nga 15.000 lekë në 10.000 lekë.

Pakësuar të ardhurat nga puna e kamionit “Saurer” në bashkëpronësi nga 500.000 lekë për vit në 400.000 lekë për vit.

Përfunduar kredia e filluar më 2 tetor 2003 deri më 9 mars 2005. Shuma e shlyer 17.900 lekë.

Gjendje e overdraftit 160 mijë lekë, detyrim 50 mijë lekë.

 

Viti 2006 – Nuk ka deklarim

Viti 2007 – Nuk ka deklarim

Viti 2008 – Nuk ka deklarim

Viti 2009 – Nuk ka deklarim

Viti 2010 – Nuk ka deklarim

Viti 2011 – Nuk ka deklarim

Viti 2012 – 2 deklarime

Deklarimi 1

Apartament banimi me sipërfaqe 85 metër katrorë, blerë më 26 qershor 2000, me vlerë 22.500 USD në bashkëpronësi me bashkëshorten dhe dy prindërit, adresa Tiranë. Zotëron 25%. Burimi, shitje e shtëpisë së mëparshme.

Apartament banimi me sipërfaqe 70 metër katrorë, blerë në shtator 2006, me vlerë 45.600 euro në bashkëpronësi me bashkëshorten, adresa Tiranë. Zotëron 50%. Burimi, 30 mijë euro kredi, 7500 USD nga shitja e gjysmës së garazhit, 500 mijë lekë nga shitja e automjetit “Saurel” dhe kursime nga puna.

Automjet “Peugeot 206” me vlerë 9 mijë euro, vit prodhimi 2008, blerë më tetor 2008. Burimi, 6 mijë euro kredi dhe kursime.

Automjet “Ford Fiesta” vit prodhimi 1997, me vlerë 5 mijë euro, blerë në tetor 2008. Burimi, shitja e automjeteve “Seat” dhe “Audi”.

35 mijë euro gjendje në cash në bashkëpronësi me bashkëshorten, zotëron 50%. Burim, pagesa e fitimit të gjyqit për largim të padrejtë nga detyra (2006 – prill 2010), të ardhura nga puna si avokat prill 2007 – prill 2012, mësimdhënia dhe kursime nga puna e bashkëshortes.

Image

Të ardhura nga puna si avokat janar 2012 – 30 mars 2012, shuma 116.600 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Qendrën Kombëtare të Licensimit janar – mars 2012, shuma 140.655 lekë.

Kredi 30 mijë euro për blerje apartamenti, marrë në vitin 2006, detyrim i mbetur 19.500 euro.

Kredi 6 mijë euro për blerjen e automjetit “Peugeot”, marrë në vitin 2008, detyrimi i mbetur 3.626 euro.

Deklarimi 2

28 mijë euro gjendje në cash në bashkëpronësi me bashkëshorten, zotëron 50%. Burim, pagesa e fitimit të gjyqit për largim të padrejtë nga detyra (2006 – prill 2010), të ardhura nga puna si avokat prill 2007 – prill 2012, mësimdhënia dhe kursime nga puna e bashkëshortes.

Të ardhura nga puna në Gjykatën e Lartë, nga data 2 prill 2012 deri në 31 dhjetor 2012, shuma 878.692 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Qendrën Kombëtare të Licensimit nga prilli 2012 deri në 31 dhjetor 2012, shuma 440.064 lekë.

Kredi 30 mijë euro për blerje apartamenti, marrë në vitin 2006, shlyer 2.475 euro, detyrim i mbetur 17.025 euro.

Kredi 6 mijë euro për blerjen e automjetit “Peugeot”, marrë në vitin 2008, shlyer 574 euro, detyrimi i mbetur 3.048 euro.

Viti 2013

Image

Të ardhura nga puna në Gjykatën e Lartë, shuma 1.171.784 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Qendrën Kombëtare të Licensimit, shuma 589.216 lekë.

Kredi 30 mijë euro për blerje apartamenti, marrë në vitin 2006, shlyer 16 mijë euro, kredi e përfunduar.

Kredi 6 mijë euro për blerjen e automjetit “Peugeot”, marrë në vitin 2008, shlyer 984 euro, detyrimi i mbetur 2.064 euro.

Viti 2014

1.500.000 lekë gjendje në cash në bashkëpronësi me bashkëshorten, zotëron 50%. Burim, pagesa e fitimit të gjyqit për largim të padrejtë nga detyra (2006 – prill 2010), të ardhura nga puna në vite, mësimdhënia dhe kursime nga puna e bashkëshortes.

10.298 euro shtuar nga diferenca e vlerës së shtëpisë, paguar nga blerësi.

Të ardhura nga puna në Gjykatën e Lartë, shuma 1.241.939 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Qendrën Kombëtare të Licensimit, shuma 624.667 lekë.

Kredi 6 mijë euro për blerjen e automjetit “Peugeot”, marrë në vitin 2008, shlyer 1008 euro, detyrimi i mbetur 1056 euro.

Viti 2015

980.000 lekë gjendje në cash në bashkëpronësi me bashkëshorten, zotëron 50%. Burim, pagesa e fitimit të gjyqit për largim të padrejtë nga detyra (2006 – prill 2010), të ardhura nga puna në vite, mësimdhënia, kursime nga puna e bashkëshortes dhe diferenca e mbetur nga kredia e vitit 2015.

Image

Shtëpi druri me sipërfaqe 373 metra katrorë, në SHBA. Pasuria u ble në emër të kunatit si qytetar amerikan për shkak të dokumentacionit. Pasuria u kalua në emër të bashkëshortes Alketa Balla në 16 janar 2015. Kushtoi 24.200 USD + 15.000 USD rregullime. Vlera totale 39.200 USD. Burimi, shitja e apartamentit 70 metra katrorë në Tiranë. Zotëron 50%.

Shitur më 22 tetor 2015 automjeti “Peugeut 206”, vlera 5 mijë euro. Zotëron 50%.

Blerë jashtë shtetit automjeti “Kia Sportage vit” prodhimi 2012, zotëron 50%. Vlera totale (çmimi + dogana) 10.500 euo. Burimi, 5 mijë euro nga shitja e mjetit “Pezho” dhe nga kredia 7 mijë euro ose 1.000.000 lekë.

Apartament me sipërfaqe 84.2 metra katrorë në Tiranë, në bashkëpronësi me prindërit dhe bashkëshorten. Leja e legalizimit kalon në emër të Alfred Ballës.

Të ardhura nga puna në Gjykatën e Lartë, shuma 1.236.804 lekë.

Të ardhura nga puna part time si pedagog i jashtëm i Universitetit Akademia e Bisnesit Tiranë, shuma 38 mijë lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Qendrën Kombëtare të Licensimit, shuma 625.584 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit “Peugeot 206”, shuma 5 mijë euro.

Kredi 6 mijë euro për blerjen e automjetit “Peugeot”, marrë në vitin 2008, shlyer tërësisht vlera e mbetur 1.035 euro.

Kredi 1.000.000 lekë për automjetin “Kia Sportage”, shuma e shlyer 17.923 lekë, detyrimi i mbetur 986.973 lekë.

Deklarimi i bashkëshortes Alketa Balla

Të ardhura nga paga në Qendrën Kombëtare të Licensimit, shuma 625.584 lekë.

Viti 2016

800.000 lekë gjendje në cash në bashkëpronësi me bashkëshorten, zotëron 50%. Burim, kursime nga puna, pagesa shpërblime, gjyqi, të ardhura nga qiraja e shtëpisë së SHBA.

Të ardhura nga puna në Gjykatën e Lartë, shuma 1.229.352 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Qendrën Kombëtare të Licensimit, shuma 617.857 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e banesës së blerë në SHBA 10.200 USD ose 1.275.000 lekë.

Kredi 1.000.000 lekë për automjetin “Kia Sportage”, shuma e shlyer 215.076 lekë, detyrimi i mbetur 892.764 lekë.

Kredi 134.990 lekë, shuma e shlyer 12.780 lekë, detyrimi i mbetur 140.580 lekë.

Kredi 148.400 lekë, shuma e shlyer 133.200 lekë, detyrimi i mbetur 14.840 lekë.

Deklarimi i bashkëshortes Alketa Balla

Përfiton 1/45 e një apartamenti 44 metra katrorë në Kavajë nga trashëgimia e nënës dhe ia dhuron dajës.

Të ardhura nga paga në Qendrën Kombëtare të Licensimit, shuma 617.857 lekë.

Image

Viti 2017

Shitur shtëpia e drurit në SHBA, çmimi 80 mijë USD. Paguar 7.280 USD për taksa, investuar në banesë para shitjes 7 mijë USD. Zotëron 50%. Shitja është kryer nga kunati me dokumentacion amerikan.

2 mijë euro cash në bashkëpronësi me bashkëshorten, zotëron 50%.

Depozitë bankare në dollarë, shuma 3.135 USD. Zotëron 50%.

Depozitë bankare në euro, shuma 7.5 euro. Zotëron 50%.

Depozitë bankare në lekë me depozitime nga paga, shuma 52.768 lekë.

Depozitë bankare në dollarë në emër të përbashkët të bashkëshortes dhe kunatit me dokumentacion amerikan për të ardhurat nga shtëpia e drurit në SHBA. Shuma, 60 mijë dollarë.

Të ardhura nga puna në Gjykatën e Lartë, shuma 850.064 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Qendrën Kombëtare të Biznesit (ish-QKL), shuma 439.355 lekë.

Kredi 1.000.000 lekë për automjetin “Kia Sportage”, shuma e shlyer 162.000 lekë, detyrimi i mbetur 814.066 lekë.

Kredi 134.990 lekë, shuma e shlyer 115.020 lekë, detyrimi i mbetur 25.560 lekë.

Image

Deklarimi i bashkëshortes Alketa Balla

Depozitë bankare në dollarë në emër të përbashkët të bashkëshortes dhe kunatit me dokumentacion amerikan për të ardhurat nga shtëpia e drurit në SHBA. Shuma, 60 mijë dollarë. Zotëron 50%.

Të ardhura nga paga në Qendrën Kombëtare të Biznesit (ish-QKL), shuma 439.355 lekë.

Kredi e përbashkët 1.000.000 lekë për automjetin “Kia Sportage”, shuma e shlyer 162.000 lekë, detyrimi i mbetur 814.066 lekë.

Viti 2018

Apartament banimi 84.2 metra katrorë në emrin e tij, bashkëpronësia me bashkëshorten dhe dy prindërit. Zotëron 25%. Çmimi i rivlerësuar, 9.262.000 lekë.

Automjet “Kia Sportage” vit prodhimi 2012 në bashkëpronësi me bashkëshorten. Zotëron 50%, çmimi 10.500 euro.

Automjet “Ford Fiesta” i vitit 1997 në bashkëpronësi me bashkëshorten, zotëron 50%. Çmimi 5 mijë euro.

Depozitë e rrjedhshme bankare në dollarë në emër të përbashkët të bashkëshortes dhe kunatit me dokumentacion amerikan për të ardhurat nga shtëpia e drurit në SHBA. Shuma, 23 mijë dollarë. Zotëron 50%.

Kredi 1.000.000 lekë për automjetin “Kia Sportage”, detyrimi i mbetur 653.284.94 lekë.

Deklarimi i bashkëshortes Alketa Balla

Apartament banimi 84.2 metra katrorë në emrin e tij, bashkëpronësia me bashkëshorten dhe dy prindërit. Zotëron 25%. Çmimi i rivlerësuar, 9.262.000 lekë.

Depozitë e rrjedhshme bankare në dollarë në emër të përbashkët të bashkëshortes dhe kunatit me dokumentacion amerikan për të ardhurat nga shtëpia e drurit në SHBA. Shuma, 23 mijë dollarë. Zotëron 50%.

Image

Automjet “Kia Sportage” vit prodhimi 2012 në bashkëpronësi me bashkëshorten. Zotëron 50%, çmimi 10.500 euro.

Automjet “Ford Fiesta” i vitit 1997 në bashkëpronësi me bashkëshorten, zotëron 50%. Çmimi 5 mijë euro.

Kredi 1.000.000 lekë për automjetin “Kia Sportage”, detyrimi i mbetur 653.284.94 lekë.

Viti 2019

500 mijë lekë cash në bashkëpronësi me bashkëshorten, zotëron 50%. Burimi, kursime nga puna e tij dhe e bashkëshortes ndër vite dhe kompensimi i ish-pronave të bashkëshortes.

Llogari bankare, shuma 899.762.37 lekë. Zotëron 50%.

Llogari overdraft, 400 mijë lekë. Zotëron 50%.

Llogari bankare në dollarë, 1.599.5 USD. Zotëron 50%.

Të ardhura nga paga si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, shuma 2.778.921 lekë.

Kredi 1.000.000 lekë për automjetin “Kia Sportage”, shlyer 211.690.58 lekë, detyrimi i mbetur 441.594.36 lekë.

Overdraft i ndryshueshëm, shuma 400 mijë lekë.

Deklarimi i bashkëshortes Alketa Balla

Kompensim për pronat e gjyshit si bashkëtrashëgimtare me dy dajat, vlera 85.313.80 metra katrorë ullishte, zotëron 1/3.

Të ardhura nga paga në Qendrën Kombëtare të Bisnesit Tiranë, 515.030 lekë.

Kompensim për pronat e gjyshit si bashkëtrashëgimtare me dy dajat, vlera 1.444.578.67 lekë.

Kredi 1.000.000 lekë për automjetin “Kia Sportage”, shlyer 211.690.58 lekë, detyrimi i mbetur 441.594.36 lekë.

Image

Viti 2020

300 mijë lekë cash në bashkëpronësi me bashkëshorten, zotëron 50%. Burimi, kursime nga puna e tij dhe e bashkëshortes ndër vite dhe kompensimi i ish-pronave të bashkëshortes.

Llogari bankare, shuma 1.193.885.28 lekë. Zotëron 50%.

Shitet automjeti “Ford Fiesta”, vlera 2 mijë euro. Zotëron 50%.

Llogari në euro, shuma 18.83 euro. Zotëron 50%.

Të ardhura nga paga si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, shuma 2.632.288 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës në kompaninë “INSIG”, shuma 216.096 lekë.

Kredi 1.000.000 lekë për automjetin “Kia Sportage”, shlyer 213.638.18 lekë, detyrimi i mbetur 227.956.18 lekë.

Overdrafti ndryshueshëm, vlera 400 mijë lekë.

Deklarimi i bashkëshortes Alketa Balla

Të ardhura nga paga si specialiste në Qendrën Kombëtare të Licensimit Tiranë, 662.167 lekë. Zotëron 50%.

300 mijë lekë cash në bashkëpronësi me bashkëshortin, zotëron 50%.

Llogari bankare, 16.109.54 lekë. Zotëron 50%.

Image

Overdraft në lekë, shuma 50 mijë lekë. Zotëron 50%.

Kredi 1.000.000 lekë për automjetin “Kia Sportage”, shlyer 213.638.18 lekë, detyrimi i mbetur 227.956.18 lekë.

Deklarimi i vajzës Hejdi Balla

Të ardhura nga punësimi sezonal në kompaninë INSIG në periudhën 10 shtator 2020 deri në 31 dhjetor 2020, shuma 216.096 lekë.

Viti 2021 – Nuk ka deklarim

Viti 2022

Garazh me sipërfaqe 12.50 metra katrorë, vlera 15 mijë euro. Zotëron 50%. Burimi, kredi bankare 24.000.000 lekë.

Apartament 117.22 metra katrorë, vlera 185.000 euro. Zotëron 50%. Burimi, kredi bankare 24.000.000 lekë.

Image

Llogari bankare me depozitime nga detyrimi ndaj të tretëve, shuma 45.65 euro.

Llogari bankare rrjedhëse, shuma 4.51 USD.

Llogari bankare me depozitime nga paga, shuma 11.62 lekë.

Llogari bankare me depozitime nga kredia, shuma 20.204 lekë. Zotëron 50%.

Llogari bankare, shuma – 1.883.52 lekë.

ImageImage

Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin Luarasi, shuma 59.170 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në borde ose këshilla drejtues në Shkollën e Magjistraturës, shuma 25.500 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në borde ose këshilla drejtues në Qendrën e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë, shuma 25.500 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin Europian të Tiranës, shuma 33.755 lekë.

Të ardhura nga paga në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shuma 3.381.933 lekë.

Image

Image

Kredi bankare e marrë në 2022-shin, detyrimi i mbetur 23.492.759 lekë.

Kredi bankare, shuma e shlyer 168.346.60 lekë, e përfunduar.

Deklarimi i bashkëshortes Alketa Balla

Garazh me sipërfaqe 12.50 metra katrorë, vlera 15 mijë euro. Zotëron 50%. Burimi, kredi bankare 24.000.000 lekë.

Apartament 117.22 metra katrorë, vlera 185.000 euro. Zotëron 50%. Burimi, kredi bankare 24.000.000 lekë.

Llogari bankare me depozitime nga kredia, shuma 20.204 lekë. Zotëron 50%.

Llogari bankare me depozitime nga paga, shuma 1.052 lekë.

Llogari bankare, shuma – 1.195 lekë.

Të ardhura nga paga në Byronë Kombëtare të Hetimit, shuma 3.187.616 lekë.

Kredi bankare 24.000.000 lekë, shuma e shlyer 910.910 lekë, detyrimi i mbetur 23.492.759 lekë.

Kredi bankare, shuma e shlyer 168.346.60 lekë, shlyer plotësisht.

 

Share it :