Tentuan të vrisnin një person, arrestohet i riu në Kavajë, në kërkim i vëllai

Një 30 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kavajë, ndërsa i vëllai u shpall në kërkim, pasi tentuan të vrisnin një 25-vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi Halit Ullorja, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, bashkë me të vëllanë, kanë tentuar të vrasin, 25 vjeçarin Letjan Lushkaj, duke e dhunuar fizikisht dhe duke goditur me makinë automjetin që drejtonte ky shtetas.

Sakaq është arrestuar edhe 25-vjeçari Lushkaj, pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

“U arrestua në flagrancë shtetasi H. U., 30 vjeç, si  dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan  në flagrancë dhe 25-vjeçarin pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Vijon puna  për kapjen e 26-vjeçarit që braktisi automjetin, sapo goditi me të, automjetin e shtetasit L. L”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share it :