Xhixho: Ndërhyrja për të kthyer botën e internetit në një mjedis të sigurt për fëmijët sot është një emergjencë

0
134

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ndarë në facebook-un e saj momente nga seanca e hapur dëgjimore me ministritë dhe autoritetet përgjegjëse ku u diskutua mbi sigurinë e fëmijëve në internet dhe strategjitë për ta kthyer këtë hapësirë të përshtatshme për ta.

Postimi:

Interneti siç është dritarja përmes së cilës fëmijët tanë shohin botën, ka dhe plot rreziqe. Prandaj ndërhyrja për ta kthyer në një mjedis të sigurt sot është emergjencë.

Së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, në seancën e hapur dëgjimore me ministritë dhe autoritetet përgjegjëse, diskutuam mbi sigurinë e fëmijëve në internet dhe strategjitë për ta kthyer këtë hapësirë të përshtatshme për ta.

📌Sipas raportit të hartuar nga iSIGURT për vitin 2023, denoncimet janë rritur me 160%.

📌Në 62% të rasteve, viktima të ngacmimit online janë vajza të moshës 14-17 vjeç.

📌Bullizmi online, gjuha e urrejtjes, fyerja, materialet e papërshtatshme janë rreziqet me të cilat përballen sot fëmijët tanë çdo ditë.

Gjithashtu firmosëm Paktin Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri, nismë e CRCA dhe Isigurt!

Si nënkryetare e grupit theksova që kjo situatë kërkon më së pari plotësimin e kuadrit ligjor dhe edukimin përmes një kurrikule të dedikuar në shkollat tona për botën virtuale, paralel me ndërgjegjësimin e fëmijëve, adoleshentëve dhe prindërve për rreziqet që fsheh kjo botë.

Le ta kthejmë këtë nismë në një armë të fortë në betejën kundër abuzuesve të fëmijëve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here