Ra në det teksa po peshkonte, ende asnjë gjurmë nga trupi i 40-vjeçarit në Durrës

0
151

Polumbarët e RENEA-s vijojnë prej mbrëmjes së djeshme kërkimet në det për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit Aurel Ndoni, i cili u mbyt pasditen e djeshme në Durrës.

Raportohet se ende nuk ka asnjë shenjë, pavarësisht kërkimeve për orë të tëra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:15 të së dielës në Porto Romano, ku Aurel Ndoni ishte duke peshkuar me një varkë të vogël bashkë me vëllain e tij, shtetasin E. N., 34 vjeç dhe një person tjetër me inicialet M. V., 33 vjeç.

Kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme dhe 40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë, ku është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here