Duke folur para protestuesve, Sali Berisha tha se ne rrugen e shpreses thuhen te vërtetat si askund tjeter.
”Janë të vërtetat ato të cilat do të bëjnë të mundur të grisin këtë vello të zezë të propagandës së Edi Ramës.
Të gjitha mediat e tij censurojë parlamentin e fjalës së lirë.
Të gjitha mediat e tij deforomojnë mesazhet e parlamentit të shpresës.
Detyra jonë është si misionarë ti përcjellë ato në çdo derë, zemër dhe mendje tek shqiptarët.
Miqtë e mi!
Edhe para disa ditësh theksova dhe sot prap do të them, 20 shkurtin të mos e konsiderojmë si arritje, por si pikënisje për tu përballur me një armik të egër të votës tonë.
Ne jemi njerëz të të vërtetës. Ne e dimë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por e dimë se votën nuk do ta japim kurrë, nuk e dorëzojmë.
Ndaj dhe qeveria teknike është detyrimi ynë absolut, para çdo shqiptari, para Shqipërisë, para të ardhmes tonë, të gatshëm për të gjitha sakrificat që tu japim shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin që meritojnë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!”