Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas letrës së shpërndarë nga Gazeta Standard, ku anëtaret e organeve drejtuese të KQZ i terheqin vëmendjen Celibashit për mënyrën se si po e drejton këtë institucion duke i vënë në dukje se po e kthen ate ne nje institucion monokratik.
Duke e shpërndarë këtë postim, Vasili shkruan se KQZ nga institucioni garantues për zgjedhje të lira, tashmë është kthyer në garantues manipulimi nga Rilindja.
Postimi i Vasilit:
Shume e rende qe KQZ- kapet dhe rrembehet ne menyre kaq te turpshme nga Rama dhe rilindja.
Ky Dokument i anetareve te KQZ provon katerciperisht kapjen dhe rolin shume negativ te perfaqsuesve te rilindjes ne KQZ per shkaterrimin e zjedhjeve ne Shqiperi.
KQZ nga insitucion garantues per zgjedhje te lira dhe te ndershme, per shkak te anetareve rilindas ne KQZ, eshte kthyer ne garantues te manipulimit te zgjedhjeve.