Këlliçi nxjerr dokumentin: Ja ku i ka SPAK 7 apartamente, 1 mln euro pasuri të inceneratorit të Tiranës

0
121

Anëtari i kryesisë së PD-së dhe drejtuesi i grupit të ekspertëve të PD-së për inceneratorin e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar sot dokumentet e një prej pasurive të kompanisë së inceratorit të Tiranës.

Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën , Këlliçi deklaroi se bëhet fjalë për 7 apartamente me një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë në një prej komplekseve të ndërtuara në Tiranë.

‘Me grupin e ekspertëve pranë PD-së kemi punuar gjatë kësaj jave dhe për tu bërë të ditur shqiptarëve se ku kanë shkuar paratë.

Ne kemi 6 muaj që publikojmë çdo ditë dhe çdo javë dokumente të reja në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Thelbi është ku kanë shkuar paratë.

Në inceneratorin e Tiranës deri tani janë paguar 130 mln euro për një incenerator që nuk ekziston.

Unë do të publikoj sot për herë të parë, një nga kontratat e nënshkruara mes inceneratorit të Tiranës dhe Klodian Zotos, një kontratë të firmosur në 20 korrik të vitit 2021 mes administratores së kompanisë ITS që është Denisa Tollkuçi dhe kompanisë së ndërtimit ‘Llanaj ndërtim’.

Në thelb kjo kontratë ka që kjo kompani do të lejohet të depozitojë 85 mijë ton dhera pa pagesë në Sharrë, kundrejt shpërblimit me 500 metër katror ndërtim, apo apartamente për inceneratorin e Tiranës, kompaninë ITS.

Kjo kompani nuk ka paguar dherat, por me një kontratë kleringu prej 500 metrash katrorë sipërfaqe banimi.

Image

Bëhet fjalë për këto apartamente. Meqë po kërkojnë se ku janë paratë, unë sot po i tregoj SPAK-ut se ku janë 1 milionë euro prona dhe i ftoj që në përfundim të këtij emisioni të marrin këto dokumente dhe të shkojnë të sekuestrojnë këto apartamente që janë para të shqiptarëve.

Një kompani që është nën sekuestro nga shtetit, ITS, pronari është në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto, si pronar defakto i inceneratorit të Tiranës, por në fakt është prestanome sepse pronarin defakto na e tha Arben Ahmetaj dhe quhet Erion Veliaj, ka sot në pronësi, unë po i tregoj SPAK 7 apartamente me vlerë në total  1 mln euro.

E garantoj SPAK se do të gjejnë kontrata të ngjashme. I garantoj se pothuajse në çdo kullë, disa kulla përfshirë dhe kullën pas bashkisë Tiranë, me urdhër të Mirel Mërtirit dhe Erion Veliajt jepej urdhër të depozitonin dhera pa pagesë, sepse merrnin apartamente pronarët’, tha Belind Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here