Ndërtimet në zonat e mbrojtura, Bardhi thirrje Begajt të mos dekretojë ligjin: Dil nga rreshti i të qenurit përfaqësues i PS

0
156

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi i ka bërë thirrje presidentit Bajram Begaj që të mos dekretojë ligjin që i hap rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi në apelin publik drejtuar Begajt, tha se ky i fundit duhet të dalë nga rreshti i të qenurit përfaqësues i mazhorancës.

Mes të tjerash, Bardhi tha se Rithemelimi do të çojë në Gjykatën Kushtetuese taksimin e profesioneve të lira.

“Kemi një apel publik ndaj Presidentit, të ngrihet në lartësinë e detyrës së tij dhe të ktheje mbrapsht e të mos dekretojë ligjin për shkatërrimin e zonave të mbrojtura. Ka për detyrën të respektojnë Kushtetutën, të dalë nga rreshti i të qenurit përfaqësues i mazhorancës.

Është provë për Presidentin, të zgjedhë interesin e qytetarëve apo të zgjedhë interesin e Edi Ramës”, tha Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here