Ngacmoi sek*ualisht 14-vjeçaren, arrestohet 50-vjeçari në Kavajë

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kavajë pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale P.Xh, pasi ka ngacmuar në rrugë një 14-vjeçare. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz i Vogël.

“Ngacmoi seksualisht, në rrugë, një 14-vjeçare, menjëherë pas kallëzimit, Policia vë në pranga 50-vjeçarin. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël”,- njofton Policia.

Share it :