Protesta në Bruksel, fermerët bllokojnë rrugët e institucioneve të BE me mjetet e tyre

Rrugët pranë institucioneve të Bashkimit Europian në Bruskel u shndërruan në arenë dhune, paraditen e kësaj të hëne.

Qindra fermerë belgë dhe të ardhur nga vende të tjerë të unionit u përleshën me policinë që kishte rrethuar zonën, kur në selinë e Komisionit Europian ishin mbledhur ministrat e bujqësisë të vendeve anëtare për të diskutuar se si mund t’i jepej zgjidhje kërkesave të fermerëve.

Fermerët bllokuan rrugët përreth zonës së institucioneve me traktorë dhe u vunë flakën barrikadave me goma. Sulmuan edhe me gurë policinë që iu kundërpërgjigj me topa ujëhedhës.

Protestuesit që manifestojnë prej kohësh në vende të ndryshme të unionit, kundërshtojnë qasjen e Bashkimit Europian ndaj bujqësisë dhe rregulloren e gjerlbërt që kanë rritur së tepërmi kostot e prodhimit dhe taksat për ta.

Një tjetër goditje, prodhimit bujqësor europian i ka dhënë edhe heqja e barrierave financiare për importet ukrainase, për të ndihmuar këtë vend përballë luftës ruse.

Share it :