Mungesa e besimit tek institucionet është një prej shkaqeve që të rinjtë Shqiptarë po braktisin vendin sipas ambasadorit të BE në vendin tonë!
I dërguari i Brukselit ndau me të zgjedhurit vendor, një recetë për të frenuar fenomenin.
Me rreth 71% të të rinjve me plane për tu larguar, sipas të dhënave të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Shqipëria është krye të listës së vendeve të ballkanit të prekur nga fenomeni.
Ambasadori i BE, në Tiranë Silvio Gonzato i nxitur nga këto të dhëna theksoi mosbesimin tek institucionet si një nga arsyet pse po braktiset Shqipëria.
‘’Shqipëria po humb talentin e vet. Unë personalisht mendoj se përvec faktorëve ekonomik ka edhe faktorë të tjerë sic është besimi tek institucionet’’, tha Gonzato.
Rikthimi i besimit tek instituiconet dhe përmirësimi i shërbimeve janë celsi që sipas të dërguarit të BE, mund të mbajë të rinjtë shqiptar në vend.
‘’Njerëzit duhet të rindërtojnë besimin tek institucionet’’, tha Gonzato.
Ambasadori konfirmoi se be ka akorduar nje shume prej 50 milion euro per 14 bashkite ne te gjithe vendin,projekt I cili do te ofroje sherbime per femijet me aftesi te kufizuar ne rreth 6 mije familje.
‘’Është një mbështetje buxhetore në vlerën e 50 milionë eurovëe që do përfitojnë rreth 6 mijë familje’’ ,tha Gonato.









