Zelensky mbërrin në mesnatë në Tiranë, takim me Ramën në mëngjes

Nën masa të rrepta sigurie Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky do të qëndrojë në Tiranë në një vizitë të parë për më pak se 24 orë. Agjenda e kreut të shtetit ukrainas është ndryshuar disa herë për arsye sigurie dhe është mbajtur e fshehtë deri mbrëmjen e kësaj të marte.

Mbërritja e Zelenskyt që ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite thuhet se do të jetë pak para mesnatës. Të gjitha takimet do të jenë paraditen e së mërkurës ku do të mbahet edhe samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”. Ai do të bashkëdrejtohet nga Zelensky dhe Kryeministri Edi Rama.

Në të do të marrin pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe presidentët e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe kryeministri i Kroacisë. Nuk do të jenë prezent, por do të përshëndesin me një videomesazh presidentët e Greqisë, Turqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

AGJENDA

E mërkurë, 28 shkurt

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)
Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 – Foto Familjare
Të gjitha mediat

13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *