Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një lidhje ”Skype” në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se me ligjin e ri, Zonave të Mbrojtura i hiqet mbrojtja dhe aty mund të ndërtohet.
Zhupa: Me këtë ligj i hiqet mbrojtja Zonave të Mbrojtura dhe mund të ndërtohet në cilëndo pikë të vogël që i vë dorën Mirela Kumbaro dhe ta kthejë nga një pikë të vogël në një resort të madh.
Ky ligj përfundimisht nuk bën asgjë tjetër vetëm se sa heq atë mbrojtje strikte që ka pasur ligji i vitit 2017.
Këta parashikojnë ndërtimin e komplekseve të vilave në kepin e Stillos, ndërtimin e komplekseve të vilave brenda Parkut Kombëtar të Butrintit të cilin e kanë copëtuar.
Atje ata do ta kthejnë nga zonë e mbrojtur në resort turistik me kazino brenda.
Në asnjë vend të botës nuk shkatërrohen zonat Mbrojtura për të bërë ndërtim.