Iu shmang përplasjes me automjetin, përmbyset autobusi me 40 nxënës në Itali

 

Një aksident i frikshëm është regjistruar në Potenza të Italisë, ku një autobus me nxënës është përmbysur në rrugën e Baragiano-s.

Mediat fqinje raportojnë se drejtuesi i autobusit për të shmangur një përplasje “kokë më kokë” me një makinë, ka dalë nga rruga dhe u përmbys në anën e djathtë të rrugës. Në autobus ndodheshin rreth 40 nxënës, nga 14 deri në 18 vjeç, të cilët ndjekin shkollat ​​e mesme në Potenzë.

Të gjithë personat në autobus janë të sigurt, ndërsa më të lënduarit janë drejtuesi i autobusit dhe personi që drejtonte makinën, i cili mbeti i bllokuar në makinë dhe u nxor më pas nga zjarrfikësit. Megjithatë, disa prej tyre u transferuan për kontrolle në spitalin San Carlo në Potenza.

 

Share it :