Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 në fshatin Shtoj i Ri. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit në servisin në pronësi të një 38-vjeçari është bërë një shkëndijë elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Policia thotë se për pasojë janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit dhe pjesërisht një automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.