Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Krujë.
Raportohet për 1 person të plagosur.
Bëhet fjalë Artan Goga tregtar makinash.
Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka plagë në kokë.
I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motoçikletë kur është qëlluar.
Njoftimi i policsë:
Në datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.