Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Presidenti Zelensky mbërrin në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

0
158

Presidenti i Ukrainës Vododymyr Zelensky ka mbërritur në Kryeministri ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Zelenskyy ka qenë i shoqëruar nga eskorta e tij të veshur po ashtu me uniforma gati ushtarake, njësoj si nga fillimi i luftës ruse.

Rama dhe Zelenskyy do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në ambientet e Kryeministrisë.

Pak minuta më parë presidenti ukrainas me një postim në platformën X tha se në fokus të bisedimeve me Ramën do të jetë bashkëpunimi politik dhe në mbrojtje. Po ashtu, Zelenskyy nënvizoi edhe rrugën e përbashkët të Shqipërisë dhe Ukrainës drejt integrimit evropian.

Sot do të mbahet Samiti Ukraina-Evropa Juglindore ku të pranishëm do të jenë edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here