Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti, gjyqi ndaj tij është shtyrë.
Mjeku Prifti akuzohet për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, në 7 (shtatë) raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Seanca paraprake është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Henrik Ligori.
SPAK-ut iu deshen 4 vite hetim për të përpiluar dosjen për ish-shefin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i cili aktualisht vijon të jetë kardiolog në këtë spital.
Prifti e quan hetimin dhe gjyqin ndaj tij një proces të montuar politikisht.