Sot mbahet seanca gjyqësore për Belerin, mbështetësit e tij mblidhen para GJKKO

Për pak minuta pritet të nisë seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, ku në pritje para GJKKO-së ndodhen dhe mbështetës të tij.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar një dënim me 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ndërsa për Pandeli Kokaveshin, SPAK kërkoi dënimin me 2 vite burg. Por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe të djalit, SPAK i kërkoi gjykatës pezullimin e dënimit me burg dhe vënien në shërbim prove për 4 vitet e ardhshme. Seanaca e radhës do të mbahet më 28 shkurt, në orën 14:30.

Share it :