Taksa për profesionet e lira, PD dorëzon sot ankimim në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike do të dorëzojë mesditën e sotme ankimimin në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e tatimit me 23% për profesionet e lira.

“Sot ne oren 12:30, anetaret e Komisionit te Ekonomise, ne emer te Grupit Parlamentar te PD-së dorezojne ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, për ligjin e tatimit 23% për profesionet e lira.”, thuhet në reagim.

Sakaq, një ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi,njoftoi për hapin në fjalë të demokratëve. Ai u shpreh se qeveria favorizon oligarkët duke i taksuar 4 herë më pak se qytetarët e tjerë.

“”Oligarkët kanë taksa më të ulëta sesa profesionet e lira”. Nesër përfaqësues të grupit parlamentar do të dorëzojnë në GJK kërkesën”, tha ai.

Share it :