“Teatri ka zënë ‘dashnore’ dhe nuk ka më kohë për ne”/ Rrëfimi prekës i Mehdi Malkaj: Nëna na ka lënë kur isha foshnje…

0
243

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj i ftuar në “A Shoë” me Adi Krastën në Syri Tv ka emocionuar me rrëfimin e tij për jetën dhe dashurinë për skenën teatrale.

Malkaj tregon se arsyeja pse është distancuar nga teatri është sepse është zëvëndësuar.

Teatri është dashuri e madhe por ndonjëherë teatri zë ndonjë dashnore gjëkundi që nuk jam më unë, por kur më vjen, teatri më vjen si virgjëreshë, më vjen me dashuri të madhe,” u shpreh aktori.

Ai tregon se nëna e tij ka humbur jetën në moshë shumë të re dhe ngrohtësinë e nënës e ka marrë nga nënat e shokëve.

“Unë foto kam shumë por ato të fëmijnisë nuk i kam. Në traditën shqiptare fotot i bën gjithnjë nëna. Nëna ime iku 30-vjeçe. Të madhin e la 8 vjeç, të voglin e la në gji. Kush do mi bënte fotot mua? Atëherë unë kur u bëra i ri, u hyra fotove.

Nënat e shokëve me kanë ushqyer, më kanë trajtuar. Më kanë dashur. “

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here