Vràsjè në Korçë, trupi i pajetë gjendet pranë hotelit. Një tjetër i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

Një vrasje është konstatuar në qytetin e Korçës gjatë mbrëmjes së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10, ndërkohë që një tjetër person është i plagosur. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Trupi është gjetur në afërsi të një hoteli, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar të gjithë zonën.

Ndërkohë viktima është ende në rrugë i mbuluar me çarçaf të bardhë.

 

https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/02/28/konfirmohet-dy-viktima-ne-korce-policia-del-me-njoftim-zyrtar-si-ndodhi-ngjarja/

 

Share it :