Zelensky: Ballkani në kërcënim serioz ! Rusia do të bëjë gjithçka për ta destabilizuar !

0
172

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, pas samitit të Ukrainës në Tiranës ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen.

“Dua të të falënderoj juve Edi, popullin tuaj për mbështetjen e sinqertë që na keni dhënë, Ukrainës populli tonë, ju falënderoj edhe për të gjitha paketat. Edhe sot e kemi parë mbështetjen e Shqipërisë,. Edhe fakti që ju keni kuptuar siç duhet që çdo komb ka nevojë të respektohet ka nevojë për sigurinë e vet, këto janë elementë parime që përkufizojnë siç duhet çdo gjë të mirë që mund të ofrojë një komb dhe rendi botëror”, tha Zelensky.

Më tej, Volodymyr Zelensky deklaroi se vendet baltike dhe Ballkani janë nën kërcënim serioz, pasi sipas tij, Rusia do të bëjë gjithçka për destablizimin e rajonit.

“Fakti që gjendemi këtu në një tryezë kemi shembuj historikë të marrëdhënieve të ndryshme dhe është e rëndësishme që kemi ardhur të ulemi së bashku. Ajo çfarë po ndodh tani është shembulli i duhur. Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin e shtetet e ballkianit duhet të jenë së bashku. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin. Sot nuk duhet të bëjmë pauza por të forcojmë Ukrainën. Rusia do të destabilizojë më tej  nëse do të ketë mundësinë e këtyre pauzave dhe të mbijetojë politikisht ndaj këtyre agresioneve e do të përpiqet të ushtrojë ndikim në ato vende të vogla që përfiton sukses shpesh. Vendet balltike e ballkani janë në kërcënim serioz, aty ku Bashkimi Sovjetik ka qenë I pranishëm” – tha Zelensky

Presidenti ukrainas tha se mbështet rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa theksoi se edhe këto vende duhet të mbështesin Ukrainë. Zelensky shtoi më tej se vetëm duke qenë së bashku mund të arrihet paqja.

“Ne mbështesim edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet edhe ju të na mbështesni ne. Faleminderit për bashkëpunimin. Ajo u shpreh edhe nga Rama, është e një rëndësi e madhe për ne. Ukraina si edhe gjithë rajoni i Europës Juglindore, duhet të vijojmë që së bashku të ecim para, të merrni pjesë në samitin global të paqes, të na mbështesni në planin me 10 pika për paqe. Puna për paqe është një punë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Lufta dhe ne jemi shumë më shumë se një person i vetëm agaresori. Më lejoni të falënderoj për këtë samit Ramën, lavdi Ukrainës”, tha Zelensky.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency