Gazetarja e pyet pse ishte Alex Soros në samit, Rama me arrogancë: Harroi të të pyeste ty!

Në mbyllje të konferencës së përbashkët për gazetarët mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit europian Oliver Varhelyi, gazetarja Ambrozia Meta pyeti Ramën se pse Aleks Soros duhej të ishte i pranishëm jo vetëm në samit, por edhe në foton familjare.

Ndërkohë Rama iu përgjigj duke i thënë: “Harroi të të pyeste edhe ty.”

Kujtojmë se Alex Soros ishte dje në samit si pjesë e delegacionit shqiptar, kurse në samitin e sotëm ai ishte në foton familjare, njësoj si të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë të rajonit dhe BE-së.

Foto familjare e samitit BE – Ballkani Perëndimor, Soros pjesë e saj

Kujtojmë gjithashtu se Alex Soros, i cili tashmë është bërë president i Fondacionit të “Shoqërisë së Hapur”, vjen shpesh në Tiranë ku takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama. Madje, ai ka qenë i pranishëm edhe në ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama.

Share it :