Një konflikt për çështje pronësie ka shkaktuar mbrëmë një ngjarje që tronditi Korçën.
Ilo Lluka 60 vjeç vrau Emiliano Pine allias Jorgo Priftin dhe më pas vrau veten.
Mësohet se nëna e Emiljano Pines bashkëjetonte me babain e Ilo Llukës, ndërsa ky i fundit jetonte jashtë.
Babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetesës, pra Emiliano Pines. Kjo duket qe nuk është pranuar nga i biri, ndaj mbrëmë 60-vjeçari ka shkuar në kafen ku ishte 40-vjeçari dhe pasi i ka kërkuar që të dalë jashtë e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë.
Më pas ka ndërruar jetë në spital. Fill pas ngjarjes, autori ka qëlluar edhe veten duke mbetur viktima e dytë e kësaj ngjarjeje të rëndë.