Disa orë pas shpërthimit shkatërrues, mbërrin në vendin ku ndodhi ngjarja njësia anti-eksploziv

0
217

Disa orë pas shpërthimit shkatërrues, në vendin e ngjarjes ka mbërritur njësia anti-eksploziv, për të kontrolluar zonën.

Kjo vjen pasi një bombël oksigjeni ka shpërthyer në momentin e ngjarjes së rëndë, ndërsa një tjetër dyshohet se ende nuk ka shpërthyer.

Ata po kontrollojnë zonën e magazinës, tashmë të shkatërruar totalisht.

Shpërthimi fatal ka ndodhur sapo vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë.

Në vinç ndodheshin babai bashkë me djalin Roland dhe Lidio Hoxha, të cilët humbën jetën brenda pak orësh.

Të plagosur kanë mbetur 8 persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili ndodhet në spitalin e Traumës.

Objekti ishte në pronësi të deputetit socialist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here