Rama me çarterin e një kompanie/ Paloka: Skandal që duhej të sillte shkarkimin!

0
136

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas lajmit se kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Azerbajxhanit me çarterin privat të një kompanie të naftës dhe gazit, Socar.

Paloka shprehet se në një vend normal, udhëtimi i një kryeministri me çarter të një kompanie biznesi, do të ishte skandal që minimalisht do çonte në shkarkim të tij.

Në fund, Paloka shprehet se askush nuk e beson që Rama ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit për të inaguruar ambasadën por shton më tej se “po mbyll ndonjë aferë të qelbur”.

“Vetëm një si Rama, të qenit kryeministri më i korruptuar në Evropë, e përplas me arrogancë në publik!

Për çdo vend tjetër normal, udhëtimi i një kryeministri me çarter të një kompanie biznesi, do të ishte skandal që minimalisht do çonte në shkarkim të tij.

Imagjinoni që kjo ka bërë përshtypje dhe në një vend si Azerbajxhani…!

Çfarë afere të qelbur do të mbyllë këtë herë (se që ka marrë rrugën thjesht për të inauguruar ambasadën, këtë vetëm një idiot e beson)?” shkruan Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here