Rama në Azerbajxhan për hapjen e ambasadës Shqiptare në Baku, me avionin e kompanisë së naftës dhe gazit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet aktualisht në një vizitë në Azerbajxhan. Qëllimi i vizitës së tij, është pjesëmarrja në ceremoninë e hapjes së Ambasadës Shqiptare në Baku. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat kanë theksuar faktin se mbërritja e kreut të qeverisë shqiptare ka nxitur interes në rrjetet sociale pasi ka udhëtuar në një aeroplan të drejtuar nga kompania shtetërore azerbajxhanase e naftës dhe gazit, Socar.

Share it :