Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar protestën e 2 marsit të mbajtur katër vite më parë.Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai u shpreh se është falënderues ndaj qindra qytetarëve, të cilët ju përgjigjën thirrjes për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin.
Postimi
Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Mirënjohje qindra mijëra qytetarëve, të cilët 4 vite më parë ju përgjigjën thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin e tyre!
Mesazhi i rëndësishëm dhe frymëzues i 2 Marsit 2020, jeton fuqishëm në çdo kohë!