Përpunonin inertet që merrnin pas gërryerjes së lumit Mat; Pranga dy punonjësve, në kërkimi administratori në Kurbin

Dy punonjës të një subjekti privat që përpunonin inerte, janë arrestuar, ndërsa në kërkim është shpallur administratori.

 

Ata akuzohen se pasi merrnin inerte në lumin Mat i përpunonin ato.

“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, zbulohet një subjekt në Milot, ku kryhej në kundërshtim me ligjin, veprimtaria e përpunimit të inerteve që merreshin pas gërryerjes së shtratit të lumit Mat. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Riverside”.

 

Sekuestrohen 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas të punësuar në këtë subjekt Rexhep Shabani dhe Albert Dodaj.

 

 

 

 

Share it :