PL, Braimllari: Veliaj refuzoi propozimin tonë që mbështetjen ekonomike të shkojnë deri në 1.2 miliard lekë

Bashkia e Tiranës menaxhon një buxhet prej 330 milion euro në vit, pjesa më e madhe e buxhetit përbëhet nga taksat dhe tarifat vendore.

 

Janë qytetarët e Tiranë që kontribuojnë në pjesën më të madhe të buxhetit me taksat dhe tarifat që paguajnë çdo ditë.

 

Në një menaxhim normal midis të ardhurave dhe shpenzimeve, nëse do të fokusoheshin qartë tek zhvillimi ekonomik në Tiranë, ne do të kishim me shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës me paga të mirëpaguara dhe një zhvillim të biznesit në Tiranë duke u ndihmuar me iniciativa konkrete nga ana e bashkisë.

Kjo nuk ndodh, pasi Bashkia Tiranë nuk ka në fokus zhvillimin ekonomik të familjeve në Tiranë por abuzimin me taksat dhe tarifat vendore.

 

Në Bashkinë e Tiranës shpenzimet për mbështetjen ekonomike zënë 2,2% të buxhetit, ose 0,74 miliard lekë.

Pra qartë Bashkia Tiranë nuk ka në fokus zhvillimin ekonomik të qytetit për të krijuar mundësi punësimi dhe stabilitet ekonomik për qytetarët e Tiranës.

 

Partia e Lirisë në Këshilli Bashkiak Tiranë propozoi që shpenzimet për mbështetjen ekonomike të shkojnë deri në 1.2 miliard lekë, ose 12 milion euro.

 

Refuzimi i amendamenteve të Partisë së Lirisë nga ana e Bashkisë Tiranë tregoi qartë mungesën e vullnetit për ti shërbyer qytetarëve dhe biznesit në Tiranë.

PL, Braimllari: Veliaj refuzoi propozimin tonë që mbështetjen ekonomike të shkojnë deri në 1.2 miliard lekë

Tabaku: Qeveria e oligarkisë ju merr më

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko