Gazmend Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj pritet të jenë nënkryetarët e rinj të partisë Demokratike të Rithemelimit.
Procesi i zgjedhjes së drejtuesve të partisë pritet të përmbyllet të martën në mbledhjen e këshillit kombëtar ku Gazment Bardhi do të fusë në kryesi edhe disa prej deputetëve të tij.
3 javë pasi dy nga tre grupet e partisë demokratike u bashkuan në seli Gazmend Bardhi pritet të zyrtarizohet si nënkryetar i Partisë Demokratike të Rithemelimit
Në të njëjtin pozicion pritet të jetë edhe Agron Gjekmarkaj që do ti shtohen Luçiano Boçit dhe Oerd Bylykbashit që e kryejnë aktualisht këtë detyrë.
Emrat pritet të zyrtarizohen në mbledhjen e këshillit kombëtar të thirrur pasditen e së martës ndërsa po atë do të ketë ndryshime dhe në kryesi, duke shtuar anëtar nga grupi i bashkuar.
Përkatësisht emrat e rinj të anëtarëve të kryesisë pritet të jenë Dhurata Cupi, Zheni Gjergji, Tomor Alizoti, Ferdinand Xhaferri, Helidon Bushati dhe Ervin Salianji, së bashku me Bardhin dhe Gjekmarkajn që do jenë anëtarë kryesie për shkak të funksonit.
Të gjitha kështo ndryshime do të votohen nga anëtarët e këshillit kombëtar ndërsa ky proces përmbyll edhe zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë.
Tanimë sfidë për opoziën mbetet riorganizimi në bazë ku së shpejti pritet të hapet procesi për 20 degë të cilat janë pa kryetar.