Zelenskin, pa gjuhë diplomatike, e përdorën!

0
164

Nga Luçiano Boçi

ZELENSKIN, PA GJUHË DIPLOMATIKE, E PËRDORËN!

Zelensky erdhi, pa, por nuk fitoi gjë. Shkurt e morën, e sollën, i ngjitën një deklartë “mbështetje” të mbushur me fjalë extra-shtetërore, ndërsa mori me vete cinizmin e Putin të transmetuar nëpërmjet Vuçiç.
Tek e fundit kohë lufte.
Dikush paguan me vuajtje dhe dhimbje, disa investojnë për demokracinë miliardat e vendeve të tyre, ca gjuetarë luftrash pasurohen pafundësisht dhe të tjerë shkelin mbi kufoma për madhështinë e delirin e tyre.
Të tjerë akoma, korba e hiena, politikanë provincialë vanitozë marrin çfarë të marrin nga mbetjet e fushëbetejave.
Ndërsa Zelenski me trup ishte në Tiranë, mendjen e kishte diku gjetkë, atje ku Kongresi duhet të miratonte paketën frymëmarrëse miliardëshe të ndihmës ushtarake.
Pamja e gjestet e tij hapur shfaqnin mospritijen e diçkaje nga samiti i improvizuar i Tiranës, qendra e rëndesës e të cilit nuk ishte ai vetë.

Samiti si Panair kontrastesh

—Samiti u parajmërua dhe u pompua kaq shumë sikur do ishte i fundit para zgjidhjes finale të luftës. Jo më kot si qendër zhvillimi u zgjodh vendi ku “nastradini kishte lidhur gomarin herën e fundit para se të ikte nga kjo jetë”.
Pompoziteti i zgjedhur u transmetua sikur a thua se e gjithë bota kishte lënë mënjanë dhe garat përkatëse të Trump e Biden në Michigan dhe ishte përqëndruar sy e vesh në Tiranë.
Normal që zhurma ishte e fortë në Tiranë, me ca valë që mezi kaluan rajonin.
Në kontrast me gjithë këtë fryerje me qëllime përtej Zelenskyt, samiti nuk disbursoi asnjë ndihmë, nuk parashikoi asnjë mbështetje konkrete, përpos një deklarate të thatë ne thelb, megjithëse e mbushur me figuracion diplomatik.
—Samiti duhet të ishte i fokusuar tek Ukraina. Në fakt ai foli vetëm në rreshta për Ukrainën, por në realitet ai promovoi Serbinë.
Vuçiç ishtë “i përkëdheluri” i Samitit përkundrejt Zelenskit. Vuçiç përcaktoi çdo qëndrim dhe çdo komunikim të Samitit.
—Samiti duhet të transmetonte vendosmërinë e vendeve të Evropës Juglindore në mbështetje të pakufi të Ukrainës dhe dënimin e plotë të agresionit rus e njëherazi të shprehte solidaritetin e shteteve përkatëse.
Përkundrejt kësaj vendosmëria, me mosdënimin e shkeljes së embargos nga Serbia dhe me mospërmendjen e rolit destabilizues të Rusisë në deklratën finale (falë Vuçiç, alias Putin), u qullos.
Ndërsa solidariteti u zhbë për shkak të trajtimit diskrimues që Rama për rrjedhojë samiti i bëri Kosovës, duke mos e konsideruar shtet.
Në vend të konfirmonte në këte aspekt Samiti refuzoi.
—Në përkufizim gjeneral samiti duhet të iishte një reagim lufte i demokracisë dhe vlerave të saj ndaj instalimit dhe demonstrimit të së keqes së autoritarizmit.
Por vendi i zgjedhur dhe moderatori i gjetur nuk ishin adeguat.
Kontrasti këtu merr formën e absurdit.
Tirana ka kohë që ka rrëshqitur drejt një putinizmi antidemokratik që ka në shenjestër të drejtat dhe opozitën. Në vend të trasmentonte mesazhin e vlerave të demokracisë samiti ishte i parashikuar për të rritur në opinion figurën e një autokrati butaforik si Rama.
—Samiti duhet të ishte një iniciativë politike e faktorëve e drejtuesve politikë të shteteve demokratike, por prania reklamuese e njerëzve ekstrapolitikë e ekstraprotokollarë (Aleksi Soros) relativizoi iniciativën politike të samitit duke ndikuar dhe domethënien e tij, pavarësisht mbështetjes së fortë që faktorë të tillë i japin Ukrainës në luftën e saj.
—Kontrasti i fundit ishte formal:
Zelenski “shkelqente” nga shqetësimi i lexueshëm dhe preokupimi për rezultatin, gjendje kjo e shprehur jo pa qellim dhe në veshjen e tij sportivo-ushtarake.
Ndërsa Rama dhe Vuçiç shkëlqenin nga luksi i shfrenuar dhe ngazëllimi i të qenurit “qendër e vëmendjes”, përpos përfituesit realë të Samitit.
Përvuajtja e Zelenskyt ishte epike.
Hareja e Ramës dhe Vuçiçit si ustallarë intrigash të mentoruar nga padroni personal, ishin cinike.
Kjo e fundit ishte dhe vula e këtij Samiti.
Zelensky thjesht u përdor (ndoshta me vetëdije)!
Samiti ishte thjesht panair.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here