Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë pasdite në lagjen Gurra në Lezhë.
Burime për mediat bëjnë me dije se janë përplasur me njëra tjetrën 4 automjete.
Dy persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.Siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, saqë edhe një pemë është shkulur.