Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Lushnje, ku pas një shpërthimi të fuqishëm në një magazinë që merej me materiale ndërtimi humbën jetën babë e bir dhe mbetën të plagosur 6 të tjerë policia ka nisur hetimet ndërsa pritet të ngrihen akuza për tre vepra penale, shkelje e rregullave te mbrojtjes ne pune, shkelje te lejes së ndërtimit pasi subjekti ka dale nga kuadrati i lejes së miratuar nga Keshilli rregullues i institucionit vendor, ndërsa vepra e tretë penale është për shkraterrim të prones nga pakujdesia. Biznesi I cili ishte në pronësi të deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela i cili ende ndodhet në spital pasi mbeti i plagosur. Sipas burimeve nga blutë e Lushnjës ende nuk ka akuza të ngritura zyrtarisht pasi vijojnë ende hetimet.
Por nëse hetimet faktohet e do të ketë zyrtarisht akuza për deputetin Çela atëherë dosja do ti kalojë SPAK-ut, si organ kompente për hetimin e deputetëve.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 1 marsit në vendin e quajtur rrethrrotullimi I plasmasit në Lushnjë. SHpërthimi I cili sipas dyshimeve nga grupi hetimor ndodhi pasi një bombul oksigjeni ran ë kontakt me nje tel I cili përcillte energji elektrike, por ende nuk ka një version përfundimar. Shpërthimi la pas 2 të vdekur baba e bir Ro;and dhe Elidon Hoxha dhe 6 persona të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe pronari I biznesit deputeti I Ps Bujar Çela.