“Eni milioneri”, mbishkrimi në kasolle që çoi drejt një piste të re hetimi për vrasjen e Pëllumb Metës

Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës kanë marrë një pikë kthese për shkak të një mbishkrimi që është gjetur ne kasollen ku është varrosur 49-vjeçari.

“Eni milioneri, 1.000.000 $, milioner”, është mbishkrimi i gjetur në kasolle. Fillimisht, ky detaj nuk u vlerësua, por më pas grupi hetimor është nxitur edhe nga deklaratat kontradiktore të Hygerta dhe Hysen Metës.

“Eni milioneri”, mbishkrimi në kasolle që çoi drejt

Po ashtu ka dalë në pah dhe një konflikt për pronën, gjatë deklarimit në gjykatë të Hygertës, se e ëma i druhej divorcit për shkak të përgjysmimit të pasurisë. Prokuroria e Durrësit ka vendosur t’i kërkojë informacion Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për pronat e paluajtshme të Pëllumb Metës.

Konfliktet për shkak të parave mes Hysenit dhe Pëllumbit ka qenë e vazhdueshme. I ati e mbështeti djalin e madh të shkonte në Angli, ku sipas bashkëfshatarëve, kishte paguar 13 mijë euro për ta dërguar me gomone. Por nuk i eci. Pas kthimit në shtëpi, shkoi në Itali ku tentoi të punojë, por pa rezultat.

Share it :