Një i dënuar tenton të djegë me çakmak qelinë e burgut në Drenovë

Një i dënuar ka tentuar të djegë qelinë e tij në burgun e Drenovës ditën e sotme.

Sipas informacioneve nga burime brenda burgut bëhet e ditur se i burgosuri fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut gjë që ka alarmuar të burgosurit e tjerë.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e punonjësve të policisë së burgut të cilët i hoqën menjëherë nga duart çakmakun të cilin e përdorte për të ndezur cigaret.

Share it :