“Objekti duhet prishur ndërkohë që e shkatërroi bomba”, Brisida Shehaj: IMT Lushnjë mbajti dy procesverbale një ditë pas shpërthimit

Duke folur për shpërthimin në Lushnje në një kapanon të deputetit socialist, Bujar Çela që la pas dy të vdekur e 7 të plagosur, Brisida Shehaj, eksperte ekonomie tha në “Open” në News 24, se IMT-ja e Bashkisë Lushjë mbajti procesverbale për rastin dhe se ky ekspertim u bë një ditë më vonë.

“Për herë të parë pamë që jo vetëm hapen dyert e mortit, por morti dhe kamera ktheheni në CV-ra për shou. Po të shohësh veprimet hetimore, është konstatuar që lejen e ndërtimit e ka Bujar Çela si pronar i tokës. Është një individ që ka marrë një leje ndërtimi mbi tokën që ka.

Kompania thotë nuk kam bërë asnjë punim. Policia e Shtetit duhet të sqaronte nëse ka paguar para ky Bujar Çela. Ky investim bënte 18 milion lekë të reja.

Ngjarja ndodh më 1 mars dhe IMT e bashkisë Lushnjë mban dy procesverbale, një procesverbal që ky zotëri është në shkelje të lejes së ndërtimit dhe një akt konstatimi ku thotë duhet prishur objekti ndërkohë që aty ka shpërthyer bomba dhe nuk ka objekt.

Share it :