Nga Ylli MANJANI
7 minuta në Parlament, por 7 orë në SPAK!
Ky është orari i punës së deputetit, përfaqësuesit të këtij populli.
Republika e reformës në drejtësi ka halle.
Ka shtet këtu!
Hë hë hëëëëëë…
Ore meqë ra fjala, qenkan edhe të tjerë që paskan dosje të hapura me organet e sigurisë greke. Nuk qenka vetëm Irena….
Këta shejtanë paskan punuar për Greqinë…!?
Po që e kanë kaluar edhe vetingun këtu?!
DSIK e ONM e Theo Jacobs-it skanë lënë kotec pulash pa hyrë e thashethem pa u marrë dhe nuk paskan parë bashkëpunëtorët e policisë e shërbimeve Greke, apo dhunuesit ligjeve atje?!
Çudi e madhe!
Por në dalshin këto që thuhen, megjithmend iu bë [💩] mu në të reformës e reformaxhinjve. Jo se nuk është menderosur edhe me kaq, por ky aspekt e bën krejt të dukshme edhe për ata që nuk përplasen me drejtësinë se çfarë reforme është bërë…