Aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Ngjarja ndodhi rreth orë 07.25 në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan ku dyshohet se 4 automjete janë përplasur njëra me tjetrën.
Dyshohet si si pasojë e lagështisë në rrugë janë aksidentuar tre furgonë dhe një trajler dhe për pasojë sipas raportimeve të fundit mediatike dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë është bllokuar qarkullimi në këtë aks për shkak të aksidentit të rëndë.