Dështimi në arsim/ Xhixho: Degët prioritare një mashtrim i qeverisë për të mbushur auditorët !

Qeveria ka mashtruar me bursat për degët prioritare!” Kështu shkruan deputetja e Partisë së Lirisë në Facebook, Erisa Xhixho.

Ajo shton se mbështetja me bursa sa një pagë mesatare ishte një gënjeshtër vetëm sa për të mbushur auditorët.

Xhixho: Ministria po luan me studentët që të shpëtojë universitetet nga mbyllja. Manovra të tilla mund të bëjë vetëm një qeveri që ka dështuar me arsimin dhe as e ka atë në prioritetet e veta!

Sot urgjent i jam drejtuar ministres së Arsimit me kërkesa për informacion për këtë çështje. Pavarësisht se qeveria shmang çdo llogaridhënie, Ministria e Arsimit ka detyrimin të sqarojë pse ndryshoi rregullat në gjysmë të lojës, duke mashtruar mijëra të rinj!

Share it :