Gjykata e Lartë do të vendosë sot mbi rekursin e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, lidhur me kundërshtimin e masave të sigurisë, përkatësisht “detyrim paraqitje” për Berishën e “arrest në burg” për Malltezin.
Seanca do të mbahet në orën 10:50.
Nëse Gjykata e Lartë pranon rekursin e Berishës se ka patur shkelje të ligjit në caktimin e masave, sjell pavlefshmërinë e masës arrest në shtëpi caktuar në 30 dhjetor 2023.
Gjykatës së Lartë i është drejtuar SPAK, e cila kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit marrë më 21 nëntor 2023 ndaj Jamarbër Malltezit, që ndryshoi masën nga arrest në burg në arrest shtëpie.