Nga Athina vijojnë të vijnë reagime pas dënimit të Fredi Belerit me dy vite burg nga Gjykata e Posacme. Pas Ministrisë së Jashtme, ka reaguar edhe ish-kryeministri konservator, Antonis Samaras.
“Dënimi i Belerit jo vetëm që provokon Greqinë, por tregon përbuzje ndaj rregullave që drejtojnë BE-në. Prandaj, Shqipëria e sotme e Ramës nuk ka vend në Europë”, thotë Samaras.
Më herët Ministria e Jashtme e Greqisë deklaroi ndër të tjera se po të monitoronte cështjen e Belerit në shkallën e dytë të gjyqësorit. Beleri arrestua para zgjedhjeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/05/reagon-fredi-beleri-krimi-i-vetem-qe-kam-kryer-eshte-se-dola-kunder-planeve-te-edi-rames/